Kukës/PD tubim urgjent sot në orën 14:00

Ndërsa kryeministri Rama do të vijojë fushatën elektorale sot në Kukës, PD i ka dërguar një kërkesë Komisariatit të Policisë së këtij qyteti, për zhvillimin e një tubimi urgjent. Parashikohet që ky tubim të zhvillohet në sheshin “Skëndërbej”, aty ku do të zhvillohej mitingu i PS, nga ora 14:00 deri në orën 22:00. Sipas dokumentit, ky tubim ka për qëllim: “mbrojtjen e demokracisë, shtetit ligjor dhe shkëputjen e politikës dhe krimit si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshme, që siguron mirëqenie dhe punësim për shqiptarët, si dhe luftë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”. Ja kërkesa e PD./L.F-dritare.net

LEXO DHE :  Petrit Vasili: Rama po i rrëmben floririn shqiptarëve

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.