Kujdes me rregullat e facebook, fshihen 800 faqe!
E Enjte 11 Tetor 2018, 20:08
Dritare.net
Gjigandi i rrjeteve sociale, Facebook, ka njoftuar se ka fshirë më shumë se 800 faqe dhe llogari, pasi sipas tyre, këto faqe kanë shkelur rregullat e rrjetit.
Masa e rreptë e facebook-ut për këto faqe, ka ardhur pas shkeljes së rregullave kundër spamit, dhe këto faqe kanë publikuar vazhdimisht material joautentike.
Disa nga këto faqe sipas facebook, ishin të orientuara politikisht, dhe kjo masë vjen vetëm disa javë para zgjedhjeve afatmesme në SHBA./ I.M-Dritare.net