Dritare.net sjell për ju 5 ushqimet që shkaktojnë kancerin.
- Mishrat e përpunuara. Mishi i tymosur, proshuta, sallami konsiderohen si kancerogjene, kështu që ju s’duhet t’i hani shumë.
- Ushqimet shumë të kripura. Konsumimi i lartë i peshkut të kripur, turshive, ose ushqime të tjera të pasura me shumë kripë, janë të lidhura me kancerin e stomakut. Ju hani turshi, por me masë të vogël dhe me pak kripë, informon dritare.net
- Alkooli. Ai mund të rrisë rrezikun e kancerit të gojës, të kolorektës dhe të gjirit. Kufizoni pirjen e tij në jo më shumë se një gotë në ditë.
- Mishi i pjekur në qymyr. Pjekja e mishit në qymyr me temperatura të larta është e lidhur ngushtë me shfaqjen e qelizave kancerogjene në organizëm, informon dritare.net
- Pijet e nxehta. Pirja e kafesë, çajit ose supës shumë të nxehtë është e lidhur me një rrezik më të madh të kancerit të ezofagut. Prisni që të ftohet!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net