Kujdes! Këto gjëra dëmtojnë shëndetin e fëmijës tuaj!

Fëmijëria është periudha më e bukur  e jetës dhe prindërit bëjnë çdo gjë, vetëm  për të buzëqeshur fëmijët e tyre. Por ndonjëherë është vështirë ta realizosh këtë.

Rezultate imazhesh për nena dhe femija

Dritare.net  sjell për ju disa gjëra që duhet të bëni për t’u kujdesur më mirë për fëmijën tuaj.

 

1- Shmangni karrocat me rrota!

Efektet negative të tyre janë ma të larta se ato pozitive. Ok! Ju i lini fëmijët aty për të bërë punët, drekën  darkën etj, por kjo është  gabuar! Karrocat dëmtojnë shtyllën kurrizore të fëmijës suaj.  Deformojnë kockat dhe këmbët.

 

2- Mos e ushqeni me amita ose lëng frutash nga dyqani.

Ne  e dimë që ju do bënit çdo gjë, vetëm për t’u kujdesur për fëmijën tuaj. Një nder to është edhe fakti se, ju nuk duhet ta ushqeni fëmijën me amita ose lëng frutash të blerë në dyqan. Më mirë shtrydheni vetë në shtëpi. Merrni disa mollë, karota, dardha etj, shtrydhini dhe lëngu do të jetë më i shëndetshëm.

 

3- Lodrat

Fëmijët luajnë shumë me lodra. Ju duhet  t’i shmangni plotësisht lodrat me ngjyrë të shndritshme.

LEXO DHE :   Faleminderit drejtoresha e Aleks Budës!

Ngjyrat e zjarrta, tingujt që ato lëshojnë dhe shumë detaje të tjera ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijës.

Ata ndihen vazhdimisht të frikësuar, madje studimet tregojnë se shkaktojnë edhe depresion.

Dritare.net ju sugjeron të zgjidhni lodrat me ngjyrë natyrale dhe material prej druri ose lecke.

 

4- Mos i vishni trashë fëmijët kur i vini të flenë gjumë.

Studimet tregojnë se, temperatura e fëmijës së vogël  ndryshon vazhdimisht dhe është shumë e vështirë të stabilizohet. Dritare.net ju sugjeron që, kur e vini të flejë  në darkë vishini thjeshtë një bluze të hollë dhe mbulojeni me një batanije të hollë. Nxehtësia e lartë te fëmijët, ul imunitetin dhe i bën ata lehtësisht të prekshëm  ndaj sëmundjeve.

 

5- Rripi i sigurimit

Femrat shtatzëna gjithmonë gabojnë kur vendosin rripin e sigurimit në makinë.

Mbajtja e rripit të sigurimit mbi bark e dëmton shumë fëmijën tuaj. Dritare.net ju sugjeron ta vendosni poshtë barkut kështu jo vetëm që do mbroni fëmijën tuaj, por dhe vetë do ndiheni më rehat./Përshtati: Kadrije Çako/Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.