Ku të denoncosh/ Krimi i mashtrimit, përmasa të frikshme në vend

Nga Av. Denisa Daka

Krimi i “mashtrimit”, kryer në shumë raste nga individë me precedentë të mëparshëm penalë, po merr permasa të frikshme nê kêtë vënd, duke kthyer në viktima apo të dëmtuar dhjetra qytetarë të këtij vendi.
Të gjëndur në kēto kushte, të mashtruar e të pashpresë paskēsaj, dhjetra syresh trokasin cdo ditë në dyert e komisariateve a prokurorive të të gjitha rretheve gjyqësore për kētë qëllim.
Veprat penale të mashtrimit, kryer në shumë raste në bashkëpunim, po zënë majën e piramidēs prej disa vitesh në raport me veprat e tjera penale, ndërsa pasojat ligjore, morale, ekonomike posacërisht, janë tejet të rënda paskēsaj për cdo familje prekur nga ky fenomen.
Qytetarë të të gjitha moshave e gjinive, kallzojnë dita-ditës, fakte të rënda e tronditëse në lidhje me mashtrimet e kryera kundra tyre, nga “miq te familjes” kryesisht, të cilët mjeshtërisht krejt, përdorin të gjitha format për të përvetërsuar disa para me cdo kusht prej cilitdo.
Një specie e re vasalësh po i mbin këtij vendi ndërsa këta mastera në mashtrim përvetēsojnë nē cdo rast nga individë të ndryshëm të gjitha kursimet e tyre, duke u vjedhur njēkohēsisht kētyre tē fundit dhe qetësinē e sigurinē e fëmijëvë posacërisht.
Ndērsa këta mashtrues të rrezikshëm vijojnē skemat e punët e tyre me paratē që përvetësojnë në cdo rast, për të dëmtuarit paskēsaj nis një tjetër kalvar vuajtjesh e peripecish, pasi mbështetja insitucionale nga organet e drejtësisē pēr këtë qëllim, është në shumë raste e pakonsiderueshme.
Veshë të shurdhët e dyer të rënda u përplasen cdo ditë nē fytyrë tē dëmtuarve të shumtë nga këto vepra.
Me besim të ulët tek organet e drejtësisë të tjerë individë të dëmtuar nga këto veprime kriminale, preferojnë t’i zgjidhin privatisht këto probleme, duke menduar më pas si zgjidhje apo alternativë të vetme të zgjidhjes së problemit “vetëgjyqêsinë”.
Ndërsa për keqbërēsit, një skemë e caktuar funksionon mrekullisht prej vitesh; garancitë e duhura nga njerëz të veshur me pushtet a një dorë pará në cdo rast, bëjnë të mundur që këto kallzime të mos nisin kurrë rrugën e hetimit a gjykimit përfshi dhe raste tejet të rënda a flagrante krejt.
“Bekimi” i prokurorëve a gjyqtarëve pa integritet në favor të kêtyre të fundit, veprime a mosveprime të kryera në kundërshtim me ligjin përvecse, nxisin të tjera krime e ngjarje nē vijim.
Shkelje të procedurave dhe afateve, dosje që arshivohen pa u hetuar asnjë orë të vetme, ndërsa asnjë prej prokurorëve a gjyqtarëve hijerëndē e të pushtetshëm, nuk gjykohet nē asnjë rast për këto veprime të paprecedent të cilat po marrin pēr kētë shkak cdo ditë jetë njerëzish.
Dëshpërimi dhe dhimbja e qytetarëve pēr suportin e munguar insitucionalisht përpos të tjerave, prodhojnë cdo ditë të tjera drama në vijim.
Duke tentuar të zgjidhin privatisht problemet e tyre me keqbërēsit e tyre, (e fundit alternativë për seicilin), të dēmtuarit a huadhënēsit kthehen pranë gjykatave me pranga në duar paskēsaj, duke u gjykuar në kēto kushte si tê pandehur a të akuzuar për dhunën e ushtruar kundra keqbërësve të tyre.
Më keq se kaq nuk mund të shkojë kurrsesi.
“Kokprerësi Vetting” i ka hipur breshkës prej dy vitesh e zor t’u presë udhën paudhësive te dhjetra prokurorēve a gjyqtarëve të paaftë e mizorë, të cilët me arrogancë, paaftësi e veprime korruptive, po sjellin njē dëm të pallogaritshēm prej shumë vitesh nē këtë vēnd.
E për fatin tonë të keq politika prej 25 vitesh hesht, duke parë nga afër sesi një sistem “drejtësie” po degradon tërësisht./dritare.net

LEXO DHE :  Shqipëri-Greqi/ A mjaftojnë 51 të vdekur për të na afruar?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.