Kryetari i Kushtetueses në sitën e vettingut, ja kur do të zhvillohet seanca!

Përballë vettingut kanë dalë shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Disa prej tyre e kanë kaluar dhe të tjerë kanë mbetur në “klasë”. Këtë herë, më datë 8 qershor do t’i nënshtrohet vettingut edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Mëngjesin e sotëm, KPK-ja ka shpallur datën se, kur do të mbahet seanca dëgjimore e Dedjas. Po ashtu mësohet se, trupa që do të gjykojë dosjen e tij do të përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.
Në bazë të ligjit të Vetingut, kreu i Kushtetueses do të skanohet për tre kriteret, siç është ai i pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale./K.C/Dritare.net

LEXO DHE :  Meghan Markle publikon foton që s'e kishim parë nga pagëzimi i princit Archie

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.