Tërmeti/Kryeprokurori Çela takim në Prokurorinë e Tiranës: Të nisin hetimet!
Dritare.net
Në fokus të veçantë të takimit ishte mbështetja që Çela i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë në hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve. Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale.
“Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela takim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela realizoi sot një takim në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me prokurorë dhe drejtues të këtij institucioni. Në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vleresimin e performancës së saj, organizimin e punes pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan çështje që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”.
Në fokus të vecantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë në hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve. Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale.”,- thuhet në njoftim./K.C/dritare.net