Kryeministri Rama: Këto zgjedhje janë të çuditshme

Vijojnë takimet elektorale të kryeministrit Rama në sajë të zgjedhjeve lokale dhe këtë herë kreu i qeverisë ka qenë në Kolonjë ku prezantoi aktorin e humorit, Erion Isain si kandidat për këtë bashki.

Kryeministri Rama u shpreh gjatë fjalimit të tij se këto zgjedhje janë të çuditshme pasi në garë nuk janë kundërshtarët kryesorë.

“Këto që kemi bërë nuk mjaftojmë, por duhen shumë më tepër. Mbase mjaftojnë për të provuar atë që pak nga pak gjithmonë e më shumë njerëz e kanë kuptuar, e kanë kuptuar edhe ata që nuk janë mbështetësit e PS, sepse ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë vend, sepse po se bëmë ne, askush tjetër nuk e bënë.  Me sa shoh në horizont nuk do të këtë edhe pak kohë. Ata janë më keq, edhe se sa kanë qenë me keq. Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim, sepse janë zgjedhje  pa kundërshtarët tanë kryesorë.

LEXO DHE :  Rrathët e zinj poshtë syve, Bebe Rexha tregon arsyen pse i ka të theksuar!

Çfarë borxhi iu ka populli. Ata synojnë të hyjnë  brenda institucioneve për llogari të tyre. Shteti në demokraci nuk merret dot me dhunë, kjo dihet. Shteti në demokraci nuk janë godina, por pushteti buron nga vota e popullit dhe për sa kohë nuk e ke votën, atëherë nuk ke se si mund ta kesh pushtetin. Ata janë manipulatorë të paskrupull. Duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë. Pse duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë? Sepse këto imazhe shpërndahen në Evropë, ata që nuk duan të hapen negociatat me Shqipërinë, thonë: Çfarë negociatash do të hapin, sepse këta nuk janë njerëz normal, nuk është shtet, sepse është ngritur dynjaja kundër qeverisë”, u shpreh kryeministri Rama./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.