Kryeministri i përgjigjet Bashës: Pika e tretë është qamet. Hajde në tryezë!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të opozitës Lulzim Basha, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, për planin me tre pika për menaxhimin e situatës pas tërmetit.

Rama komentoi një për një pikat duke i cilësuar pa vizion dhe ftoi sërish Bashën në tryezë.

“Opozita jo vetëm që nuk është ulur në tryezë, ku ne jemi për të përballua idetë. Këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, por kjo është se si të bëhet më mirë. Deri tani jemi njohur  me tre pika që do të qenkan zgjidhja dhe është komponent i gjithë ekranit të ditës, fillon dita duke qarë , duke u gajasur dhe duke  qeshur. Këto tre pikat janë një ushqim për buzëqeshjen, nuk dua të them  po gajasen, sepse nuk duhet të ndjehen keq kolegët e opozitës. Të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse kaq? Pse jo 600, pse jo 450. Pika e dytë: të bëhet urgjentë identifikimi i dëmeve. Po bëhet. Kemi ngritur gjithë dynjanë në këmbë. Është bërë Durrësi si lagjja para OKB, që sheh lloj lloj racash dhe dëgjon të gjitha gjuhët. Pika e tretë është qamet. Të mos financohen oligarkët. Vazhdon loja. Të ndalohet financimi oligarkëve dhe 150 mln që do i marrin aty, t’i marrë populli. Dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas, që e paguajmë ne nga i cili përfitojnë qytetarët. Të ndalojmë shërbimet e dializës. Të ndalojmë shërbimit mjeteve spitalore, dhe t’u themi njerëzve se barkun do t’ua hapim me gërshërë dhe do t’ua  qepim me makinë qepëse. Të ndalojmë edhe rrugën e Arbrit. Dmth të ndalojmë të gjithë shërbimet, Pse? Sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I ftoj të vijnë në tryezë dhe të dëgjojmë idenë. Ta shohim njëri tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces”, tha Rama./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Arilena Ara ka një pyetje për të gjithë: T’ia fal apo ta vras?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.