Kryeministri i Holandës pas takimit me Ramën: Solidarizohemi me Shqipërinë, ofrojmë ndihma
Dritare.net
Kosova e padiskutueshme, por edhe nga Italia, Greqia, Gjermania, Franca, Turqia etj. Së fundmi edhe Holanda.
Gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në samitin e NATO-s, kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka shprehur solidaritet për tragjedinë e 26 nëntorit, kur tërmeti 6.4 ballë mori 51 jetë njerëzish, plagosi qindra të tjerë dhe mijëra banesa i shkatërroi.
Përmes një postimi në Twitter, Rutte shkruan se, Holanda jep ndihma humanitare përmes Kryqit të Kuq Holandez dhe ofron ekspertizë përmes BE-së.
“Fola me Edi Ramën dhe Gent Cakajn në takimin e NATO-s sot. Holanda është në solidaritet me Shqipërinë gjatë kësaj kohe të vështirë pas tërmetit. Holanda jep ndihmë humanitare përmes Kryqit të Kuq Holandez dhe ofron ekspertizë përmes BE-së.”,- shkruan Mark Rutte./KC/dritare.net