Kryemadhi: Të shtunën e 16 marsit, të gjithë kundër qeverisë që po grabit qytetarët!
Dritare.net
“Protesta e ditës së shtunë do të jetë protestë ku do të dalin të gjithë qytetarët pa dallim bindjesh. Përse do të dalin? Do të dalin sepse si të jetosh në shtëpi, si të mos jetosh në shtëpi, si ta kesh shtëpinë e palegalizuar dhe ty qeveria e Edi Ramës sot do të vijë ta prishë dhe do të paguash dhe 5 milion lekë për shtëpinë e palegalizuar, ndërkohë ti paguan 8 mijë lekë në muaj vetëm taksë uji, pa e hapur asnjëherë çezmën e ujit.
Ftojini qytetarët që të jenë në protestë, sepse do të jetë një protestë shumë e bukur dhe do të jetë një protestë model dhe simbol i të gjithë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Do të jetë një nga protestat më të bukura, por do të jetë edhe një nga protestat më të forta që ka parë Shqipëria e tranzicionit mbas rrëzimit të bustit”, tha Kryemadhi./E.B-dritare.net