Kryemadhi-Ramës: LSI nuk është më e Metës, e qetësisë dhe dashurisë
Dritare.net
Kryemadhi tha se po i bën të qartë Ramës, se LSI-ja nuk është më e Ilir Metës, që e kishte hallin te dashuria dhe qetësia.
Në një deklaratë për mediat , kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka dhënë një mesazh kreut të qeverisë, Edi Ramës.
“Kam një mesazh për Ramën nga parlamenti i LSI. Meqë ka merak të madh për LSI, po ia bëj të qartë që LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që kishte hallin e stabilitetit e të dashurisë dhe qetësisë.
Dashuri dhe qetësi me kriminelin ka mbaruar, nuk ka me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve.
E dimë që është e vështirë, por ne nuk do ndalemi, mund të ndalen burrat, por gratë e këtij vendi jo.
Rama të mos guxojë të cenojë asgjë të shqiptarëve se nuk do ketë përballje ligjoje, por personale se nuk ka për ta falur të ardhmen e fëmijëve asnjë”, tha Kryemadhi./E.B-dritare.net