Kryemadhi përplaset me Ngjelën: Mos më ndërprit, paguhesh nga Rama
Dritare.net
Në një lidhje direkte me emisionin “Open” të Eni Vasilit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përplasur me avokatin Spartak Ngjela pasi ky i fundit tha se publikisht se nuk u bë asnjë deklaratë personale, por se e gjitha u bë vetëm mediatike, dhe se mandatet nuk u dorëzuan në Kuvend.
Pjesë nga debati
Kryemadhi: Ka qenë një ritual normal edhe pse nuk u lejuan kamerat, ku sekretarët përkatës kanë dorëzuar dorëheqjet individuale të deputetëve, për tu larguar njëherë e përgjithmonë nga një parlament që është i faktuar botërisht, ku ka individë të caktuar të lidhur me bandat dhe trafikun e votave. PD ka pasur grupin e saj, ne listën tonë.
Ngjela: Nuk kanë bërë deklarata personale, i kanë me vete
Kryemadhi: Më vjen keq se je njeri i ligjit…
Ngjela: Eee i ligjit, nuk i keni dorëzuar
Kryemadhi: Mos më ndërprerë mua dhe mos u trego i paedukatë. Janë të firmosur me emra dhe atësi. Opozita nuk ka për detyrë të të sqarojë as ty dhe as ndonjë tjetër që paguhet nga Rama. Ju kanë gënjyer. Deklaratën time e keni ne media, më 20 shkurt, ditën kur është rrëzuar busti, dhe ky është rrëzimi i dytë i bustit./ I.M-Dritare.net