Kryemadhi për Gjonajn: Është kushërirë e Metës, por ajo e ka korrupsionin brenda në shtëpi

Kreyetja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Kuvend akuzoi kryeministrin Rama në lidhje me ngjarjen e Kavajës, dhe më pas ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për shkarkimit  të 4 zyrtarëve një ditë më parë.

Kryemadhi i kujtoi Gjonjat lidhjet familjare më Ilir Metën, duke i thënë që pavarësisht kësaj është e papranueshme që të kërcënonte gjyqtarët dhe prokurorët.

Kryemadhi shtoi ndër të tjera se zonja Gjonaj duhet të kujtonte pse iu pushua bashkëshorti nga puna.

“Meqënëse ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin po i bëj me dije asaj se shantazhin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhet shkelje ligji. Shumë shpejt do ta faktojmë se si ajo iu bën shantazh. Ka futur në këtë listë edhe motrën e sekretares së saj të Përgjithshme. A e ka luftë personale, a e ka nga budallallëku nuk e di. Është kushërirë nga një lidhje familjare e Ilir Metës por po i bëj me dije se nuk ka asnjë lloj mënyre që e mbron ministren e Drejtësisë që është kapur duke shantazhuar gjyqtarët e prokurorët për shkarkimin e punonjësve të saj. Ajo mund ta dijë shumë mirë se korrupsionin e ka brenda në shtëpi, t’ju tregojë pse iu pushua burri nga puna, t’ju tregojë lidhjet e burrit me Ervis Martinajn.  Ndaj them duhet të jetë shumë e kujdesshme me mesazhet”,- tha Kryemadhi.

LEXO DHE :  Negociatat/ Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.