Kryemadhi: Për djegien e mandateve, më mirë të dënohemi unë e Basha, sesa shqiptarët!
Dritare.net
Kryemadhi është shprehur se bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta, nuk e ka pranuar djegien e mandateve, dhe ka shtuar se do t’ia përmend asaj deri ditën që do të vdesë.
“Ilir Meta është shtetar, është njeriu që nuk e ka pranuar djegien e mandateve dhe do ma përmendë deri ditën që do mbyll sytë, sepse është kundër këtij procesi.
Aq radikal është për qëndrime me sovranitetin, aq dhe radikal është për ruajtjen e institucioneve edhe stabilitetit”-tha Kryemadhi.
Më tej kryetarja e LSI, ka thënë se për djegien e mandateve më mirë të dënohen ajo dhe Basha sesa shqiptarët.
“SHBA nuk është dakord me rrugën tonë. Kanë qenë kundër djegies së mandateve, kundër bojkotit të gjitha sepse e quajnë çështje precedenti. SHBA bashkëpunon me çdo qeveri dhe SHBA do të vijojë marrëdhëniet me shqiptarët.
Ne drejtuesit e partive do paguajmë për këtë vendim që kemi marrë, por për ne do ishte më mirë që të dënohem unë e Basha për djegien e mandateve, sesa të kemi një ‘97 të dytë të dënohen shqiptarët. Për ne është më mirë që të dënohemi ne sesa të kemi shqiptarë të vrarë dhe të vijojë kjo shpërngulje masive e shqiptarëve”, – deklaroi Kryemadhi ndër të tjera./ I.M-Dritare.net