Kryemadhi: Njerëzit ja pushtojnë Ramës zyrën për 1 sekondë
Dritare.net
“Kam një mesazh për Edi Ramën, i cili besoj se nuk do të jetë në zyrën e tij si gjithmonë, por duhet të kuptojë që me gjithë ata njerëz në shesh e di shumë mirë që në 1 sekondë zyra e tij pushtohet. Duhet të kuptojë se do të jetë shumë më keq që qytetarët t’i hyjnë në zyrë. Prandaj tu japi shansin dhe mundësinë shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Akti final vjen për rrëzimin e kapjes së shtetit. Akti final vjen kur shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është një proces që do të vijë për një periudhë të shkurtër kohe”, u shpreh Kryemadhi.
“Taksat janë shumë të mëdha. Njerëzit duhet të sensibilizohen. Në çdo protestë që bëjmë njerëzit shtohen. Ishim në rrugën e duhur që në djegien e mandateve. Surpriza janë ata qindra mijëra qytetarë që janë në bulevard. Opozita nuk është më pakicë. Duhet tu japim shqiptarëve shansin që të zgjedhin atë që duan. Nuk është protestë politike”, është shprehur Kryemadhi./e.k-Dritare.net