Kryemadhi në SHBA: Nevojiten më shumë gra në politikë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka disa ditë në SHBA, ku po zhvillon takime me një sërë përfaqësuesish të lartë politikë.

Ajo, gjatë vizitave, ka takuar dhe Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan Nancy Pelosin.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi tregon se ka biseduar me të për raportet e Shqipërisë me SHBA, ndërsa shton se politikës i nevojiten më shumë gra.

Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë”, shkruan Kryemadhi./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Pse klonimi nuk do të përdoret kurrë tek njerëzit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.