Kryemadhi: Në 5 të mëngjesit te “Mira Mare” kishte ulërima, lajmërova policinë
E Enjte 12 Dhjetor 2019, 22:10
Dritare.net
"Më informuan se kishte ulërima.",- tha Kryemadhi.
Kryemadhi u shpreh më tej se në orën 05:01 u lidh në telefon me drejtorin e Policisë së Durrësit, por shtoi se nuk e dinte nëse policia kishte shkuar në ndihmë të banorëve apo jo.
“Unë kam çuar mesazh në 5 të mëngjesit për Mira Maren, sepse kishte ulërima. Thoshin banorët dhe dolën të gjithë të vdekur nga ai hotel. Që në 5 pa 5 kam njoftuar. Nuk e di a kanë vajtur, por unë kam njoftuar në këtë orë kryetarin e grupit të shoqërimit të z. Meta dhe I kam kërkuar të më njoftojë nëse do të njoftonte drejtorin e Policisë së Durrësit. U lidha me drejton e Policisë së Durrësit në orën 5 e 1 minutë të mëngjesit, më 26 nëntor.”,- u shpreh Kryemadhi./K.C/dritare.net