Kryemadhi mesazh për protestën: Asnjë hap pas. Është momenti për shtet!

 

Kryetarja e LSI, Monika Ktyemadhi përmes një postimi në facebook, ka ftuar simpatizantët e opozitës për të marrë pjesë në protestën e së hënës.

Kryemadhi shkruan se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas, ndërsa shton se ky është momenti për t’i dhënë shqiptarve shtet dhe institucione.

“Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30 vjeçar të tranzicionit.

Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet.

LEXO DHE :  Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot!

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.
Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!”-shkruan Kryemadhi./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.