Kryemadhi: Ja pse Rama nuk e do Reformën Zgjedhore!
Dritare.net
Kryemadhi tha se Rama nuk e do Reformën Zgjedhore, pasi sipas saj kryeministri e di që hapi i dytë janë zgjedhjet.
“Ne kemi denoncuar por njerëzit janë lodhur me denoncimet e opozitës. Ne do të flasim hapur se jemi parti dhe grup opozitar që jemi shumë të qartë në angazhimin tonë, për uljen e taksave, për të hapur biznese të reja, për kthimin e të rinjve dhe rejave që janë në botë se Shqipëria është e bekuar nga Zoti. Ka një njeri që nuk do që të ece reforma, nuk do sepse pas kësaj Ramës i vjen hapi i dytë që janë zgjedhjet. Shqipërisë i duhet t'i sigurohet hapja e negociatave. Nëse merr vendi një tjetër jo atëherë e ardhmja vihet në diskutim për shkak të shpopullimit masiv që do të ndodhë, duhet pak kombëtar, jo marrëveshje politike, por pakt që ka të bëjë me reformat kryesore të vendit”, tha Kryemadhi./E.B-dritare.net