Kryemadhi: Do të isha e lumtur nëse Meta do t’i kthehej jetës normale

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestuesve para Kryeministrisë. Kryemadhi shprehet se, dosjet 184 dhe 339 janë fundi i kryeministrit Rama. Ajo u shpreh se, më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

E pyetur nga gazetarja për shkarkimin e presidentit, Kryemadhi thotë se, do të ishte  e lumtur nëse Meta t’i kthehej jetës normale.

Kryemadhi: Unë jam shumë e lumtur që zt.Meta t’i rikthehej jetës normale. Në karrierat e secilit prej nesh nuk kemi patur ndikime. Secili ka pasur ulje ngritjet.

-Do t’ia lëshonit postin e kryetarit të LSI?

Kryemadhi: Ajo që do të doja është të vinte të kandidonte në një garë të vërtetë dhe të shikonim kush do të fitonte.

Zonja Kryemadhi tha se 30 qershori do të jetë një ditë normale e diele për shqiptarët dhe se nuk do të ketë votime.

LEXO DHE :  Ministrja e Jashtme suedeze do vizitojë Shqipërinë, ja me kë do të takohet!

KryemadhiRama do të jetë etapa e fundit e tranzicionit shqiptar dhe pas ikjes së tij, Shqipëria do të jetë një vend i zhvilluar evropian.

Kryeminstri shquhet si një njeri frikacakë. Do ta çojë deri në zgripin e fundit për t’u justifikuar përballë kriminelëve që e kanë marrë peng dhe nuk e lejojnë të largohet. 30 qershori do të jetë si ditët e tjera të diela sepse nuk ka për të patur zgjedhje.

184 dhe 339 nuk do ta gjykojnë as ambasadorët dhe as kancelarët, do ta gjykojë drejtësia shqiptare dhe ajo drejtësi që nuk emërohet dhe drejtohet nga krimi i organizuar, ajo drejtësi me të cilën Edi Rama tentoi të kapte çdo segment./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.