Kryemadhi: 30 qershori i pavlefshëm dhe qesharak, zgjedhjet më 13 tetor
Dritare.net
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në “5 pyetje nga Babramo” ka thënë edhe një herë se zgjedhjet e 30 qershorit, janë zgjedhje të pavlefshme dhe qesharake, ndërsa shtoi se zgjedhjet lokale janë me 13 qershor.
“30 qershori ishte një proces qesharak por dhe një proves i pavlefshëm. E ftuar në 5 pyetje me Babaramon kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se zgjedhjet lokale në bazë të dekretit të presidentit janë në 13 tetor. E njëjta gjë u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vlen dhe për Partinë Demokratike, e cila ka njohur dekretin e presidentit.
“Zgjedhjet e 30 qershorit që kanë qenë të dekretuara në nëntor të 2018-s janë shtyrë për më 13 tetor të 2019-s. Pra, kjo do të thotë që shqiptarët kanë zgjedhje lokale më 13 tetor. Unë do t’i bëj një letër KQZ-së, z, Zguri, sepse në bazë të afateve ligjore 1 korriku ka qenë dita kur KQZ-ja duhet t’i kërkonte partive politike përfaqësuesit e tyre për KZAZ-të. Sot është data 15 korrik dhe akoma nuk ka asnjë reagim nga KQZ-ja.”
Teksa tha se do t”i dërgojë një letër kreut të KQZ, Klement Zguri në lidhje me procesin e 13 tetorit, kryemadhi tha se opozita e bashkuar po punon për të nxjerrë kandidatët e saj.
“Unë kam përshtypjen që z. Rama shpenzoi nja 20 milion euro për të treguar që Partia Socialiste ose Rilindja e voton me dashuro të madhe kryetarin i Rilindjes. Por nuk besoj që ato janë zgjedhjet lokale, zgjedhjet lokale janë më 13 tetor, sipas dekretit të Presidentit. Partia Demokratike e njeh dekretin e Presidentit, sepse nëse nuk do ta njihte, nuk do të njihte shtyrjen apo ç’dekretimin e datës 30 qershor dhe dekretimin e një date tjetër. Si PD ashtu edhe e gjithë opozita jemi për çështjen e standardeve, pasi për hir të së vërtetës zgjedhje pa standarde nuk mund të ketë. Pastaj a është 13 tetori a është 24 tetori kjo është një gjë tjetër që ngelet për t’u diskutuar”-tha kryemadhi./ I.M-Dritare.net