Kryebashkiaku i Kavajës: Resorti më i bukur në zonën time, meritë e biznesit

“Të pushosh në Shqipëri”, është tema e emisionit “Dritare në Rudinën”, në News 24. Për të folur për turizmin, në emision u ftuan, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, kreu i unionit turistik Rrahman Kasa, Xhevit Hysenaj i shoqatës së bimëve mjekësore dhe gazetari Edvin Parruca.  Të ftuarit kanë diskutuar për problemet që janë ndeshur me turizmin në Shqipëri, dhe çfarë ofron vendi ynë për turistët që vijnë nga jashtë. Ministri Klosi tha ndër të tjera se turistët sot kanë çfarë të shohin në Kavajë. Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja tha se në zonën e tij ndodhet resorti më i bukur në Shqipëri.

Rrahman Kasa: Është pak e ndërlikuar sepse ne themi që ka, ndoshta në këtë periudhë nuk ka shumë anulime por shqetësimi është. Protesta ka në të gjithë botën. Ata thonë ne protestat i mirëkuptojmë por të mos ketë dhunë në protesta. Ajo i shqetëson dhuna.
Ata janë europianë, nga imazhi që kanë për Shqipërinë thonë pse të shkojmë atje t’i hapim punë vetes.

Ministri Klosi: Kemi shumë vite që jemi në botën e turizmit por dy vitet e fundit jemi tamam destinacion turistik. Ka qenë një debat shumë i shëndetshëm për ekonominë shqiptare. Këto nuk kanë ardhur rastësisht por me një politikë afatgjatë. Turistët kanë ç’të shikojnë në Kavajë. Ka një situatë shumë pozitive për turistët. Kemi mundësi çfarë t’i ofrojmë turizmit. Vjet pati një entuziazëm të madh të sektorit. Industria e hoteleve në Shqipëri po shndërrohet në industri avangardë. Strukturat që po ndërtohen janë struktura me standarde.
Kjo historia e protestave duket sikur nuk ndikon seriozisht por ndikon tek entuziazmi. Maji ka rënie, me shumë pak mijë por ka rënie. Ne duam të vazhdojmë shifrat e 2018. Ne nuk tentojmë turizëm të lirë por që paraja e shpenzuar ka vlerë. Në momentin që ata vijnë dhe përballen me dhunë…
Ditën që bëhet protesta në Tiranë po të kalosh në një rrugë tjetër është plot. Të rinjtë nuk e kanë, shqiptarët nuk e kanë sepse e dinë që nuk ndodh gjë.

LEXO DHE :  Real Madrid ndalet nga Valladolid

Isa Sakja: Çfarë tha z.Klosi janë të vërteta, që nga hotelet e deri tek ushqimi por janë vepër e bizneseve. Qeveria duhet të krijojë klimën. Protesta nuk është i vetmi problem për turizmin në Shqipëri. Kemi probleme nga A-ja tek Zh-ja. Kryeministri ka ardhur me z.Klosi dhe kanë inauguruar hotele në zonën time dhe shiritin e priste Dako pse, sepse thotë mos ma sillni atë.
Ka filluar një shëtitore buzë detit, me 12 cm beton tek ne, me 70 e ca në Durrës. Bashkëpunimi me biznesin është i domosdoshëm. Investimet nga qeveria në zonë turistike kanë munguar. Resorti më i bukur në Shqipëri është në zonën time. Prestige Resort.

Dritan Leli: Pakti me gazetarët është që në sezon turistik të minimizohen lajmet e këqija. Unë ua them gazetarëve të qytetit tim, më shani mua, mos e shani Vlorën.
Blendi Klosi: Ne duhet të jemi realistë. Të krijojmë sa më shumë tryeza pune kudo në Shqipëri për të gjetur problemet./K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.