Kryebashkiaku i djathtë: Futem në burg me 30 qershor e nuk lejoj zgjedhje

Duket sikur kryebashkiakët e djathtë janë tëvendosur për të bllokuar procesin e zgjedhjeve me datën 30 qershor.

Ka qenë kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj i ftuar në “Ora News” që ka thënë se me 30 qershor do të futet në burg, dhe nuk do të lejojë zgjedhjet.

“ Në datën 30 unë dua të futem në burg. Nuk do të lejoj zgjedhje në Mallakastër sepse do të zbatoj ligjin. Do të zbatoj dekretin e Presidentit. Le të vijnë t’më fusin në burg. E kam për nder të bëj burg për të ruajtur demokracinë. Për të mos lejuar të kthehet diktatura në këtë vend. Dhe unë vij nga një familje që na kanë futur në burg madje na kanë pushkatuar për diktaturën.”-tha Kapllanaj./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Greta Thunberg personazhi i vitit/Trump: Kjo është qesharake

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.