Një tjetër vrasje ka ndodhur në Durrës pasditen e sotme. Është qëlluar me thikë në zemër një 34-vjeçar në zonën e Plepave. Viktima është Idajet Dulla nga Kukësi dhe babai i dy fëmijëve.
Dulla është dërguar pa shenja jete në spital, ndërsa nuk dihet ende motivi dhe si ndodhi kjo ngjarje.
Ndërkohë, ju kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Durrësi u trondit nga një tjetër vrasje. U qëlluan me breshëri plumbash babë e bir. Dhe për pasojë humbi jetën Armando Baboçi, ndërkohë që djali i tij dhe një person tjetër janë në spital./K.C/dritare.net