Vrasja e vetëvrasja në Tiranë, si humbën jetën në pak minuta ganezja dhe 26-vjeçari nga Dibra
E Shtunë 2 Tetor 2021, 19:07
Dritare.net
Dritare.net zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Mësohet se 31-vjeçarja është ganeze me pasaportë franceze kurse 26-vjeçari nga Dibra.
Fillimisht në banesën e marrë me qira për një ditë nga ganezja Jawsackie Jaboah u dëgjuan të bërtitura, sherr dhe konflikt. Më pas 31-vjeçarja kishte dalë pë të kërkuar ndihmë pasi kishte disa plagë në trup të shkaktuara me thikë. Disa minuta më vonë u dëgjua rënia e 31-vjeçarit Kliton Pira nga kati i 8-të që për pasojë ndërroi dhe jetë. Ndërsa 31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital./Dritare.net