U rrëmbye në Allias nga disa të rinj, policia gjen “mbretin” e Instagramit dhe identifikon autorët
Dritare.net
Pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçi për rrëmbimin e këtij të fundit, ka bërë të mundur gjetjen e të riut. Policia njofton se Kozak, i njohur si “mbreti” i Instagramit, është gjetur dhe po shoqërohet në Komisariat për t’u pyetur mbi ngjarjen. Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij.
Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale. Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi. Ndërkohë, pas dy orësh kërkime, policia e ka gjetur reperin dhe e ka çuar në spital për kontroll mjekësor, e më tej në komisariat për ta pyetur mbi ngjarjen, si dhe ka identifikuar dy prej personave, që e kanë marrë në mjet.
Sqarim i Policisë së Tiranës:
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.
Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.