Tritol në lokalin e efektivit të policisë në Shkodër, autorët i djegin furgonin!
Dritare.net
Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, policia njofton se ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit Ndrek Rrasa 46 vjeç, banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.
Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga shpërthimi dhe ende nuk dihet nëse kjo ngjarje lidhet me profesionin e Rasës apo nëse ai ka pasur probleme në të shkuarën me autorët për çështje të tjera.
Vetë polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk e ka idenë se kush mund ta ketë vënë tritolin apo djegur autobusin./Xh.Xh/dritare.net