Shpërthim i fuqishëm/ I vihet tritoli makinës luksoze në Kamzë!
E Martë 31 Maj 2022, 08:08
Dritare.net
Një makine tip "Audi Q7" e cila ishte parkuar në Bulevardin "Nënë Tereza", në Kamzë i është vendosur një sasi lëndë plasëse eksplozive. Paraprakisht dyshohet vetëm për dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.
Audi Q7 është në pronësi të Artan Lleshit, sipas njoftimit të policisë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Shpërthimi ka qenë aq i fortë, sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët./Xh.Xh/dritare.net