Shkodër/ U kap në lokal me armë, krehër e disa fishekë, në pranga 43-vjeçari!
E Enjte 2 Qershor 2022, 09:09
Dritare.net
Policia në Shkodër ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm një 43-vjeçar pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Muriqani”. Bëhet me dije se 43-vjeçari me iniciale K. K, banues në fshatin Muriqan u kap nga policia në një lokal me një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe disa fishekë.
Po ashtu, dyshohet se ai është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi. Ndërkohë, policia vijon me veprimet hetimore, në bashkëpunim edhe me homologët malazezë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të 43-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve./Xh.Xh/dritare.net