Shkëlzen Buci një nga të akuzuarit e vrasjes së Eglantinës 8 vjet më parë ka folur sot për News 24 në lidhje me ekzekutimin e së motrës. Ai u shpreh se, nëse i ka prekur qoftë edhe një fije floku të motrës le të ekzekutohet.
Shkëlzeni ka treguar se fillimisht Eglantina e ka braktisur shtëpinë për t'u larguar me të dashurin Bledar Dervishi. Ai rrëfen se pas kësaj u komplikuan gjërat dhe Eglantina nuk e tregonte vendndodhjen e saktë të saj. Sipas Shkëlzenit, e motra përfundoi në një qendër rehabilitimi në Linzë.
"Eglantina përfundoi në qendrën e rehabilitimit në Linzë. Ishte e droguar. E çonin nëpër hotele, sa në një vend në tjetrin. Ishte bërë vajza leckë. E mori Policia, doli pas 3 muajsh ose 6 muajsh."-thotë ai.
Ai tregon se, pas disa kohësh e panë Eglantinën në videoklipin e këngëtarit, Murat Gjaniku./K.C/dritare.net