Sa kushton një vrasje në Shqipëri. Tani ka një listë çmimesh!
Dritare.net
Rrëfimi i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani për prokurorët e SPAK zbuloi mënyrën se si funksionon kontraktimi i vrasësve me pagesë në Tiranë dhe në Elbasan nëpërmjet luftës mes bandave. Nga dëshmitë e tij dhe të bashkëpuntorit të tij, Henrik Hoxhaj kanë dalë në kërkim disa nga kokat e krimit në Shqipëri, emra të njohur, si Suel Çela apo Ervis Martinaj, të njohur për influencën në Elbasan dhe Tiranë.
Dumani shpjegoi se si porositej një vrasje, si negocionte për çmimin, përgatitjet dhe ekzekutimi final.
Por sa kushton një vrasje në Shqipëri? Tanimë ka shifra konkrete për këtë pyetje.
Dumani tregoi se për vrasjen e Fatmira Dedajt e cila u porosit nga Festim Qoli dhe Vrasësi ishte Talo Çela u kërkua 40 mijë euro. Për vrasjen e Arben Çetës e cila u porosit nga Kamer Mehja dhe u vra në 2014 u kërkuan 60 mijë euro. Për vrasjen e Lulzim Mashës, e cila u porosit nga Suel Çela, Atentatori i të cilit nuk është identifikuar u kërkua 150 mijë euro. 50 mijë euro u kërkua për vrasjen e Filip Gjeloshit, e cila u porosit nga Ardian Uzuni dhe Henrik Hoxhaj e plagosi.
Vrasja e Indrit Dokles u porosity nga Ervis Martinaj, por Dumani refuzoi ta kryente si çmim u kërkua 500 mijë euro. Avokati Alban Bengasi kërkoi vrasjen e ish-gruas së tij, Blerta Bengasit, i ofroi 120 mijë euro Dumanit, i cili e refuzoi si vrasje. Vrasja e Sokol Sanxhaktarit u porosia nga Florenc Çapja por atentati dështoi, u kërkua 200 mijë euro. Porositja e vrasjes së Elton Kilës nga Suel Çela, atentat për të cilin u kërkua 70 mijë euro nga Dumani por dështoi. Ndërsa vrasja e Bujar Çelës, u porosit dhe u organizua nga Dumani kushtoi 60 mijë euro./Xh.Xh/dritare.net