Rekord i ri/ Regjistrohen edhe 155 të infektuar, ja shpërndarja gjeografike e rasteve aktive!
Dritare.net
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar qytetarët për situatën epidemiologjike në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1862
Durrës 461
Shkodër 291
Fier 159
Lezhë 150
Korçë 141
Vlorë 134
Kukës 113
Elbasan 105
Berat 58
Gjirokastër 42
Dibër 35./K.C/dritare.net