Po lahej në lumin Drini i Zi/ Humb jetën 15-vjeçari në Maqellarë!
E Hënë 27 Qershor 2022, 15:03
Dritare.net
Një 15-vjeçar mësohet se është mbytur në lumin Drini i Zi në Dibër.
"Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën", sipas njoftimit të policisë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Xh.Xh/dritare.net