26-vjeçari qëllon me thikë të dashurën nga Gana, më pas hidhet nga kati i 8 dhe vdes në vend! 31-vjeçarja humb jetën në spital
E Shtunë 2 Tetor 2021, 18:06
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një i ri 26-vjeçar Kliton Pira ka goditur me thikë të dashurën e tij një shtetase të huaj 31 vjeçare nga Gana, e cila ka dalë nga banesa ka zbritur poshtë ka kërkuar ndihmë. Ndërsa 26 vjeçari është hedhur nga kati i 8 banesës që kishin marrë me qira ditore dhe ka ndërruar jetë në vend. 31 vjeçarja e huaj e identifikuar si Jawsackie Jaboah ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Pjetër Budi, pranë Gjykatës së Tiranës, te ish-Ekspozita./Dritare.net