Lamtumirë shqipe! Ikën mjeshtri i valles, Besim Zekthi
E Diel 28 Qershor 2020, 17:05
Dritare.net
Sot, ka ndërruar jetë mjeshtri i valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthi. Artisti nuk mundi të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë.
Ai vdiq në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë.
Besim Zekthi ka qenë kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Dritare.net i shpreh ngushëllime familjarëve të tij./E.B-dritare.net