Makina përplas fëmijën 10-vjeçar në aksin Milot–Rrëshen!
E Martë 31 Maj 2022, 08:08
Dritare.net
Një fëmijë 10 vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen, pranë fshatit Fang.
Automjeti përplasi 10-vjecarin që po kalonte rrugën. Mësohet se fëmija është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./Xh.Xh/dritare.net