Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ndodhur sot në Shkodër, ku një e re u gjet e pajetë me shenja dhune. Policia njoftoi se bëhet fjalë për shtetasen L.Q 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç të Shkodrës.
Ajo jetonte në banesën e motrës së saj, ndërsa ishte larguar nga shtëpia prej datës 8 maj, duke mos u kthyer më.
Ka qenë motra e saj që ka bërë kallëzim në polici, e cila ka nisur kërkimet, duke gjetur trupin pjesërisht të dekompozuar të 37-vjeçares në afërsi të një kanali, në lagjen “Ahmet Haxhija”.
Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes./L.F-dritare.net