Çifti e detyroi të prostituonte/ 17-vjeçarja: Më kërcënuan se do të më vrisnin vëllanë dhe nënën
Dritare.net
Një vajzë e mitur, vetëm 17 vjeçe, është shfrytëzuar për prostitucion në hotelet e Tiranës. Çifti, Gerald Mali dhe Evisa Mema, e përdorën vajzën për prostitucion, në dy hotele në Tiranë. E mitura dhunohej dhe kërcënohej se i do t’i vrisnin familjen në rast se nuk do të të prostituonte. Sot, 17-vjeçarja ka rrëfyer se, nga frika se do t’i vrisnin vëllanë 5-vjeç dhe nënën, është detyruar të punojë me ta. Pas shumë kohësh mes kthetrave të tutorëve, e mitura arriti të marrë guximin dhe të denoncojë çiftin.
Në dëshminë e saj, ajo thotë:
“Më kërcënuan se do të më vrisnin vëllanë 5 vjeç dhe nënën nëse nuk do të punoja për ta. Nga frika u detyrova të prostituoja. Më dërguan në një hotel tek ish-Shkolla e Bashkuar dhe për disa ditë me radhë kam qëndruar aty duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me klientët që i sillnin ata të dy. Nuk merrja para, përveç ndonjë pakete cigaresh apo diçka për të ngrënë, vetëm një herë në ditë. Nuk mund të duroja dot më në atë gjendje dhe vendosa t’i shkruaja një shoku. Këtë e bëra që të mashtroja Geraldin dhe Evisën e të ikja prej tyre.”
Vajza shpjegon se duke menduar se po shkonte për të punuar, çifti i dyshuar e lejuan të largohej, por pak orë më vonë i shkuan në shtëpi dhe i morën vëllanë e mitur, duke e kërcënuar që të kthehej sërish tek ata.
“U kërkova vetëm pak minuta kohë sa të vishesha dhe të bëja tualet. Kur ata po prisnin jashtë shtëpisë, unë dola nga dera e pasme dhe shkova në polici, ku i denoncova.”, thotë vajza. Ndërsa ajo ndodhej në polici, çifti kishte marrë në telefon të ëmën e saj, duke kërcënuar që të punonte në vend të së bijës për të shlyer pagesën e hotelit. Më pas çifti u vu në pranga, ndërsa gjykata vendosi ndaj tyre masën “arrest me burg”./K.C/dritare.net