Atentati në Elbasan, i plagosuri Ardian (Subashi) Çollaku, i dënuar me mbi 23 vite burg në Itali
Dritare.net
Ardian Çollaku mbeti i plagosur rëndë nga antentati që i bënë në Elbasan. Collaku më parë ka vuajtur dënimin për prostitucion dhe armëmbajtje pa leje në Itali. Ardian Subashi Çollaku, 48 vjeç, u qëllua me armë zjarri pranë një karburanti. Në 2015 ai ishte arrestuar në Itali pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për veprat penale te "Shfrytëzimit të prostitucionit" dhe "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit".
Pasi është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ai ishte ekstraduar drejt Italisë për të vuajtur dënimin. 50-vjeçari në të shkuarën edhe mbiemra të tjerë, ndër to edhe Subashi. Ndërkohë Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë./Dritare.net