Grabitën bankën në Koplik një muaj më parë. Policia e Shkodrës zbardh dinamikën e ngjarjes!
Dritare.net
Pas gati një muaji kërkime , policia e Shkodrës ka ndaluar dy të rinj si të dyshuar kryesor për grabitjen e bankës në Koplik në datën 9 maj.
Dje, u bë e ditur se u ndaluan dy të rinj nga zona e Bajzës në Malësinë e Madhe.
"Në lidhje me ngjarjen në Koplik ku persona të maskuar morën një sasi të konsiderueshme parash në një bankë, pas një pune të mirëorganizuar e pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje kriminale.
Në kuadër të kësaj ngjarje u kapën dhe u ndaluan shtetasit Bekim Gurraj, Admir Shabaj dhe Albin Shabaj.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë hyrë në bankë dhe kanë marrë shuma të konsiderueshme kriminale.
Nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar në rrugë një shtetas dhe i kanë marrë automjetin , të cilin e kanë braktisur në një tjetër fshat. Armët e zjarrit i kanë hedhur më pas në ujë", thuhet në deklaratën e Policisë së Shkodrës./Xh.Xh/dritare.net