Goditet me levë në kokë efektivi i policisë në Gjirokastër!
E Enjte 9 Qershor 2022, 13:01
Dritare.net
Një efektiv policie është goditur me levë në Gjirokastër. Mësohet se bëhet fjalë për punonjësin e policisë Sokrat Muho me detyrë efektiv policie në Gjirokastër. Bëhet me dije se efektivi Muho është transportuar për në urgjencën e spitalit në Gjirokastër në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Urën e Lumit, ku efektivi është qëlluar nga dy persona. Muho mësohet se punon në policinë kufitare. Tre ditë më parë, dyshohet se efektivi ishtë përfshirë në një debat me 3 persona nga Tepelena./Xh.Xh/dritare.net