Foto/ Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplaset me makinën
E Hënë 29 Qershor 2020, 17:05
Dritare.net
Një aksident i rëndë u shënua këtë pasdite në zonën e Astirit në Tiranë. Një mjet taksi u përplas fillimisht me një motor dhe më pas me një kamion. Nga aksidenti janë plagosur 2 persona. Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u çuan me urgjencë në spital./K.C/dritare.net