Durrës/ Bie nga pallati dhe vdes 70-vjeçari, dyshohet se ishte i dehur!
E Hënë 4 Korrik 2022, 13:01
Dritare.net
Shtetasi me inicialet M.D 70 vjeç, ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku jetonte. Dyshimet e para sipas policisë viktima mund të ketë qenë i dehur.
"Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 Durrës, dyshohet se nën efektin e alkoolit, ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi M. D., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë./Xh.Xh/dritare.net