Berat/ Dhunoi bashkëshortin, arrestohet 60-vjeçarja!
E Martë 12 Tetor 2021, 11:11
Dritare.net
Një 60-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Kuçovë, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht të shoqin.
Sipas Policisë, gruaja me inicialet L.T., ka dhunuar në shtëpi bashkëshortin, ndërsa u arrestua pasi u denoncua nga ai.
Materialet i kanë kaluar Gjykatës së Shkallës së parë Berat për hetime të mëtejshme./M.M-dritare.net