Arrestohen 2 persona në Lezhë, sekuestrohen 230 fidanë kanabis!
E Martë 7 Qershor 2022, 14:02
Dritare.net
Dy persona janë arrestuaar nga policia e Lezhës pasi kultivonin bimë narkotike.
Agron Sallaku 34 vjeç banues në fshatin Blinisht u arrestua në flagrancë nga blutë e Lezhës dhe do të përballet me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Në momentin e arrestimit janë sekuestruar 230 fidanë kanabis të cilët ai i kishte kultivuar në kubikë afër banesës.
Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një 24 vjeçar po me të njëjtën akuzë.
Mario Lemezhi kishte përshtatur një magazinë në afërsi të banesës për kultivimin e bimëve narkotike
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./Xh.Xh/dritare.net