Aksident me pasojë vdekjen e një 64-vjeçareje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Elbasan-Peqin. Një makinë tip BMV me drejtues një 43-vjeçar ka përplasur për vdekje 64-vjeçaren nga Librazhdi.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./K.C/dritare.net