Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kukës, ku një 17-vjeçar është mbytur në Liqenin e Fierzës. I riu me iniciale K.S kishte shkuar për t'u larë në liqen, por për pasojë humbi jetën.
Trupi i pajetë i 17-vjeçarit është nxjerrë nga polumbarët, ndërsa grupi hetimor po heton rrethanat e mbytjes së adoleshentit.