Krizë mes vendeve? SHBA përgatit tërheqjen e trupave nga Gjermania
E Shtunë 30 Qershor 2018, 14:02
Dritare.net
Kjo gjë mund të jetë një taktit e Presidentit Trump në prag të samitit të NATO-s, por edhe shprehje e zemërimit të qeverisë amerikane me atë Gjermane, shkruajnë mediat gjermane.
Aktualisht në Gjermani janë të stacionuara rreth 35.000 , dhe po shqyrtohet mundësia ose e zhvendosjes së plotë të tyre drejt SHBA, ose e dërgimit të bazës në Poloni.
Idenë e ka hedhur Donald Trump në një takim të këshilltarëve ushtarakë amerikanë dhe përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa anëtarët e NATO-s janë të shqetësuar për këtë propozim.
Gjithsese “Washington post” shkruan se këto bisedime janë mjaft sekrete, pasi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë mohoi lajmin./ I.M-Dritare.net