Krishtlindjet te Rapsodia dhe çfarë do më shumë, nga festat?
Dritare.net
Ditën e Krishlindjeve ne të Dritare.net e kaluam tek Restorant Rapsodia në Shëngjin.
Oazi i shijes unike në Shqipëri, është një ndër restorantet më të famshëm, që drejtohet nga shefi i kuzhinës që e njohin të gjithë, shef Alfred Marku.
Sapo arritëm tek Rapsodia shef Alfredi po drejtonte stafin e tij drejt përgatitjeve të fundit për drekën e Krishtlindjeve ku të gjitha tavolinat ishin të rezervuara.
Shef Alfredi na tregon se në drekën e Krishtlindjeve një ndër ushqimet më të veçanta që do të përgatiste ishte Përsheshi me kros e Gjel deti, që ne e pamë teksa po e gatuante. Dhe ç'të parë se, e hëngrëm me sy.
Dreka filloi dhe restoranti u mbush plot njerëz, të cilët shijonin gatimet e shef Fredit dhe vetem uronin e falenderonin për shijet e ushqimeve që s'i gjen kund tjeter, si te Rapsodia.
E gjithë dreka u shoqërua me ushqim, këngë, valle , urime të shumta dhe qejf pafund.
Rapsodia në fakt njihet tanimë në të gjithë Shqipërinë për ushqimet e shijshme që gatuhen aty, por në këtë fundvit shef Alfredi na tregoi se 2019 do të vijë me një menu të re, që preferoi ta mbante surprizë për të gjithë.
Nëse keni dëshirë të provoni gatimet e vecanta të Rapsodisë, mos mendoni se i keni humbur, sepse Viti i Ri nuk është vetëm data 31 te Rapsodia, por edhe 1, 2 , 3. Nuk ka pushim shef Fredi, ndaj bëjani vetes një dhuratë këtë fundvit!/Dritare.net